Informacioni sekret për djegien e Kuvendit, Ilir Meta ia dorëzon Ulsi Manjës

Shqipëria

Informacioni sekret për djegien e Kuvendit, Ilir Meta ia dorëzon Ulsi Manjës

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 11:19
Ulsi Manja

Informacioni sekret i pretenduar nga presidenti Ilir Meta, për tentativën për djegien e Kuvendit më 8 qershor, është tashmë në duart e drejtuesit të Komisionit Hetimor, Ulsi Manja. Në seancën e zhvilluar sot, Manja konfirmoi se materiali i është vënë në dispozicion nga Presidenca dhe deputetët e Komisionit do të njihen nëse kanë nivelin e duhur të cerifikatës së sigurisë.

“Më 13 shtator ka përfunduar proceduara e plotë e vënies në dispozicion të këtij materiali nga ana e Presidentit dhe që do të jetë pjesë e dokumentacionit që kolegët e komisionit, në përputhje me ligjin me “informacionin e klasifikuar shtetëror”, do të njihen dhe do të bëhen pjesë e diskutimit të seancës ku do të shqyrtojmë dokumentetet e institucioneve”, deklaroi Manja.

Në seancën ku u pyet përpara deputetëve, presidenti Meta deklaroi se shfuqizimi i 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale u mor pas informacionit se një grup i caktuar kishte planifikuar të shfrytëzonte protestën e opozitës, më 8 qershor, për të djegur Parlamentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat