Arsimimi i fëmijëve ndryshe, Albioni nuk hyri në mësim, mësueses së tij i ishte ndërprerë kontrata - Bota Sot
Arsimimi i fëmijëve ndryshe, Albioni nuk hyri në mësim, mësueses së tij i ishte ndërprerë kontrata

Shqipëria

Arsimimi i fëmijëve ndryshe, Albioni nuk hyri në mësim, mësueses së tij i ishte ndërprerë kontrata

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 11:39
Albioni

8 vjeçari mungoi në ditën e parë të shkollës, pasi mësueses së tij ndihmëse i është ndërprerë kontrata e punës.

“Me mësuese Almën kur komunikova më tha që ne jemi me kontratë, nuk jemi më se do fusin nga portalet dhe për mendimin tim si prind kjo mësuese duhet të vazhdojë në shkollë derisa të vijnë mësueset e portaleve që fëmija im me aftësi ndryshe ta kaloj lehtshëm… Unë kam lënë punën për fëmijën, që i shërbej 24 orë non stop. Unë reagoj vetëm për këtë fëmijë”, thotë babai i Albionit.

Babai i 8-vjecarit, i gjendur në një situatë të vështirë në një letër të hapur i kërkon ministres së Arsimit që shërbimi i specializuar për fëmijën e tij me aftësi të ndryshe, të vazhdohet t’i jepet nga e njëjta mësuese. Në të kundërt, 8 vjeçari nuk do të ketë progres pasi trajtimi për të do të niste nga e para.  Pas këmbnguljes së tij në dyert e Ministrisë, kjo e fundit tërhiqet.

“Dhe erdha te Ministria e u la që do kthehen mesueset në shkollë sa të punësohen të tjera”, shton ai.

Ndërkohë që librat ishin një tjetër shqetësim për babain e Albionit. 8 vjeçari me librat e tejpërdorur dhe pa mësuesen që e kuptonte më së miri, nuk ka dëshirë të hyjë në mësim.

“I mora librat e grisura , nuk i pashë me vëmendje se i besoj institucionit. Ja dhashë Albionit e tha ‘uhh librat’ kështu sinqerisht… dhe kur i hapi tha uu gris”, tregon babai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...