Seanca në komisionin parlamentar të sigurisë ka nisur me debate këtë të mërkurë, teksa kryetarja e komisionit dhe deputeti i opozitës Murrizi janë përplasur në lidhje me veteranët e Luftës së Dytë Botërore.
Deputeti Myslim Murrizi duket se është acaruar në lidhje me një document të vjetër ku shkruhet se janë vranë në kohën e luftës 28 mijë persona.
DEBATI
Murrizi: Unë nuk kam qenë sekretar partie. Nuk mund të dëgjoj pallavarat e të gjithë komunistëve në këtë sallë. Ku janë 28 mijë të vrarët këtu? Këto janë përrallat e partisë.
Ermonela Felaj: Nuk ka nevojë që të përdoret ky ton. Nuk jeni këtu për të shpalosur historinë këtu. Kjo kalohet në një lojë kungulleshke.
Murrizi: Unë kam leje te them çfarë të dua këtu.
Felaj: Zoti Murrizi çfarë vërejtje keni?
Murrizi: Mos na ndërpre fjalën mua këtu. Ma jep me dokument këtu, ku janë shifrat. Ti më jep vendimin e ’57 . Ty nuk të besoj unë fare, ti për mua je e pabesueshme. Historinë nuk e bën dot ti. As ti nuk e bën dot. Ma gjej dokumentin.
Felaj: Lufta e dytë botërore shkaktoi shumë dëme në botë.
Murrizi: Por ç’punë ke ti me botën, po ti ke vrarë 5 mijë veta me rregjimin komunist.