Kapërcimi i krizës politike, Meta në Strasburg takon zyrtarin e Këshillit të Evropës

Shqipëria

Kapërcimi i krizës politike, Meta në Strasburg takon zyrtarin e Këshillit të Evropës

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 13:35
Ilir Meta dhe Andreas Kiefer

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar në Strasburg një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, z.Andreas Kiefer.

Në një postim në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit thotë se me zyrtarin e KiE kanë diskutuar për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

“Takim konstruktiv në Strasburg me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, z.Andreas Kiefer.

Shkëmbyem mendime të vlefshme për mbështetjen që Kongresi mund të japë në kapërcimin e krizës së qeverisjes vendore në Shqipëri pas 30 qershorit, në përmbushjen e standardeve demokratike që vendet anëtare të këtij institucioni, sikundër është vendi ynë, janë të obliguar të respektojnë dhe për ndërmarrjen e hapave konkretë nga ana e Kongresit në këto drejtime.

U dakordësuam për domosdoshmërinë e një misioni të Kongresit në Shqipëri në një kohë sa më të afërt. Demokracia në radhë të parë është vendore’, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat