E mbërthyer deri në fyt, por deputetja e PS tërheq vëmendjen me dekolte transparente në Kuvend

Shqipëria

E mbërthyer deri në fyt, por deputetja e PS tërheq vëmendjen me dekolte transparente në Kuvend

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 13:43
Blerina Gjylameti

Veshja e deputetëve, sidomos atyre që marrin fjalën në foltore, është një element që nuk kalohet pa u vënë re.

Sot, vëmendjen e tërhoqi veshja e deputetes së PS dhe ish kryetares së PS për Tiranën, Blerina Gjylameti.

Siç edhe duket edhe nga këto foto, deputetja teksa flet për ‘për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet republikës së Shqipërisë, republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri – Kosovë 2014-2020, alokimet e vitit 2017″, bie në sy për dekoltenë ‘ e bollshme’.

Ndonëse e mbërthyer deri në fyt, deputetja nuk ka hezuar të veshë një fustan me një dekolte mjaft të hapur dhe të mbuluar me një tyl transparent.

Gjylameti është një nga deputetet që komentohet vazhdimisht për ‘guximin’ e saj në zgjedhjen e veshjeve në një institucion si Parlamenti i Shqipërisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat