Dorëheqja e Qatos, Tabaku: Nesër publikojmë provat e skandalit që e detyroi të largohet

Shqipëria

Dorëheqja e Qatos, Tabaku: Nesër publikojmë provat e skandalit që e detyroi të largohet

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 15:45
Jorida Tabaku

Vetëm pak minuta pasi Sonila Qato njoftoi dorëheqjen  si drejtore e ARRSH-së ka ardhur dhe reagimi i ish-deputetes së PD-së, Jorida Tabaku.

Përmes një postimi në facebook, Tabaku thotë se largimi i Sonila Qatos është  pjesë e luftës së brendshme për vjedhjen e milionave eurove me kompanitë e Edi Ramës, duke paralajmëruar edhe publikimin e provave që faktojnë këtë pretendim gjatë ditës së nesërme.

Tabaku: Me parimin një vjedhje të madhe mbuloje me një zhurmë më të madhe, Edi Rama, largoi nga detyra drejtorëshën e Agjencisë së Rrugëve, Sonila Qato 1 orë përpara se gjykata të marrë vendimin për Saimir Tahirin. Nje doreheqje qe ka qene gati qe dje e firmosur!

Edi Rama po përpiqet të mbulojë luftën e egër që ka plasur mes grupeve në PS me shpresën se gjyqi i Tahirit do të bëjë të harrohet skandali i Sonila Qatos, i Belinda Ballukut dhe i kompanive me të cilat, Rama, bashke me to, vjedh shqiptarët!

Asgjë nuk do të harrohet! Çdo aferë korruptive do t’i bëhet e njohur publikut!Partia Demokratike do të sjellë që nesër prova për skandalin që detyroi Sonila Qaton të largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat