Ja momenti kur Arbër Çekaj mbërrin në aeroportin e Rinasit - Bota Sot
Ja momenti kur Arbër Çekaj mbërrin në aeroportin e Rinasit

Shqipëria

Ja momenti kur Arbër Çekaj mbërrin në aeroportin e Rinasit

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 16:09
Foto

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Dyzeldorfi, Gjermani drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar A.Ç. (K.), 39 vjeç, banues në Tiranë.

Ai ishte shpallur nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, më datë 08.03.2018, e cila ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve” kryer në bashkëpunim.

Përmbledhje e ngjarjes

Shtetasi A.Ç. (K.), në muajin shkurt 2018 në bashkëpunim me shtetas të tjerë dyshohet të ketë trafikuar një sasi të madhe lëndë narkotike, kokainë, nga Kolumbia drejt Shqipërisë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, Gjermani, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...