Rama fton investitorët italianë: Tek ne nuk do të terrorizoheni nga taksat e burokracia - Bota Sot
Rama fton investitorët italianë: Tek ne nuk do të terrorizoheni nga taksat e burokracia

Shqipëria

Rama fton investitorët italianë: Tek ne nuk do të terrorizoheni nga taksat e burokracia

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 16:25
Edi Rama

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka marrë pjesë sot në Forumin ndërkombëtar "Ekonomia blu e Mesdheut, Mundësi zhvillimi e bashkëpunimi" në panairin Fiera del Levante të Barit.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri shqiptar ka ftuar sipërmarrësit italianë të investojnë në Shqipëri pasi është një vend që ofron shumë pak taksa e burokraci.

"Shqipëria është sot hapësira ku sipërmarrësit italianë mund të investojnë pa qenë të terrorizuar nga taksat e burokracia", tha ai.

Gjithë ato që ëndërronit të kishit kur dëgjonit të fliste miku im i dashur Berluskoni, i gjeni në Shqipëri; një vend pothuajse pa taksa."

"Kush investon sot në Shqipëri në turizmin me Yje , ka të garantauar për 10 vite një aktivitet pa asnjë taksë si dhe TVSH në 6%", ka deklaruar kreu i ekzekutivit shqiptar, duke shtuar se nga këndëvështrimi i taksave, Shqipëria është një vend normal, por në krahasim me Italinë është një parajsë tokësore.

Gjithashtu kryeministri shqitpar ka evidentuar miqësinë e raportin mjaft të mirë mes Italisë dhe Shqipërisë.

"Pa Italinë, tha ai, Shqipëria nuk do të ishte aty ku ndodhet sot."

Ndërsa mbi temën qëndrore të Forumit, Rama u shpreh se "ekonomia e detit është një zbulim i ri për Shqipërinë, deti Adriatik është lidhja natyrale me Italinë e veçanësirsht me rajonin e Puglias e së bashku duhet të bashkëpunojmë për të zgjeruar këtë hapësirë turistike".

Kryeministri Rama informoi Forumin se në Shqipëri numri i turistëve vjen vit pas viti në rritje, duke shënuar gjatë 4 vite të fundit një dyfishim deri mbi 6 milionë turistë në vit.

Kryeministri Rama u shpreh gjithashtu se "ekziston një dëshirë e madhe për të forcuar lidhjet me rajonin e Puglias pasi e shohim si një rajon i dijes. Kemi një interes të madh të krijojmë lidhje mes botës universitare, në kërkimin shkencor e në shërbimin shëndetësor.Për të gjithë investitorët italianë e në veçanti për ata puliezë, dyert janë të hapura në Shqipëri."

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...