“Një ‘kokë’ e madhe mund të vritet në Tiranë”, çfarë paralajmëron Hoxha - Bota Sot
“Një ‘kokë’ e madhe mund të vritet në Tiranë”, çfarë paralajmëron Hoxha

Shqipëria

“Një ‘kokë’ e madhe mund të vritet në Tiranë”, çfarë paralajmëron Hoxha

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se shumë shpejt do të ndodhë një tjetër atentat. I ftuar në emisionin “45 minuta”, në “Report Tv”, Hoxha tha se grupi që ekzekutoi ish-policin Santiago Malko synon një tjetër ‘kokë të madhe’, shumë më lart se Santiago.

Hoxha shtoi më tej se ‘koka e madhe’ mund t’i gjejë ata më përpara dhe kjo gjë mund të sjellë surprizë atentatesh në Tiranë.

“Kanë tentuar të godasin emra të më mëdhenj se Santiago. Shumë biznesmenë në Tiranë do merrnin frymë nëse do të ndodhte kjo gjë.

Ata sulen të prishin ekulibrat. Njerëzit që nuk duken investojnë edhe në rritjen e çmimit të banesave, në mënyrë që të prishen ekuilibrat. Pastaj ata marrin para këdo që gjejnë dhe nuk pyesin për asgjë.

Ata synojnë një person tjetër? E synojnë…nëse ai do t’i gjejë para, këtu do jemi do ta shohim. Por Santiago Malko, siç e thashë dhe më parë, duhej vrarë patjetër, pasi mesa duket ata kanë dyshuar se ky do t’i godiste,”– tha Artan Hoxha.

Sipas gazetarit, Malko duhej ekzekutuar patjetër, pasi mesa duket ish-efektivi është dyshuar se kishte ndërmend t’i sulmonte.

“Ai njihet si miku i Ervis Martinajt. Në polici ka qenë shumë pak. Kur do bëhej më parë, polic, bandit apo inspektor. Ishte vënë në epiqendër, ndaj kostoja ishte aq e madhe. Kostoja ishte e madhe. Nga 1 janari s’ka baste por në Shqipëri vazhdojnë baste. Kemi një biznes ilegal në dorën e botës së errët të krimit. Grupet janë përfshirë në botën e lojërave të fatit, por s’më rezulton se është ai shkaku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...