A ka marrë mesazh Tahiri nga Edi Rama? Ja përgjigjja

Shqipëria

A ka marrë mesazh Tahiri nga Edi Rama? Ja përgjigjja

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 13:23
Saimir Tahiri

I bindur se nuk ka shpërdoruar detyrën në asnjë moment, ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se do të apelojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda.

Ai doli në një konferencë për median mesditen e sotme ku tregoi të vërtetën e tij: Pse vendosi të heqë dorë nga mandati i deputetit dhe të përballet i vetëm me drejtësinë.

Pyetja: Kryeministri Rama akoma nuk ka bërë një publikim në lidhje me vendimin tuaj, por a keni marrë ju një mesazh nga ai, duke qënë se thatë pak me parë se keni marrë nga dashamiresit e partisë socialiste, a keni marrë një mësazh nga kryeministri Rama në lidhje me vendimin?

Saimir Tahiri:  Nuk e kuptoj pse duhet të më pyesni mua , a ka folur kryeministri per këtë vendim apo jo, fare, dhe rrugës së drejtësisë i shkoj i vetëm përpara, kjo është më e rëndësishmja, me habisni si keni kuriozitet për çdo gjë përveç vendimit të gjykatës, nuk e kuptoj. Faleminderit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat