Tërmetet e fuqishme: Kjo është gjendja e 70 personave të lënduar

Shqipëria

Tërmetet e fuqishme: Kjo është gjendja e 70 personave të lënduar

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 17:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Për Top Channel Sokol Bregu raportoi live nga Siptali i Traumës ku pas tërmetit kanë marrë ndihmën e shpejtë rreth 70 persona.

Nga 70 të plagosurit 52 janë nga Tirana dhe kryesisht të moshuar që e kanë pasur të pamundur të lëvizin gjatë lëkundjeve.

Vetëm një fëmijë është plagosur nga lëkundjet e tërmetit. Të plagosurit kryesisht janë çarë nga rënia e materiale prej lëkundjeve.

Lajmi i mirë është që të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

***

Për të katërtën herë brenda natës është lëkundur toka në Shqipëri.

Epiqendra e tërmetit është përsëri në Adriatik, pak kilometra larg portit të Durrësit.

Magnituda e lëkundjeve është 4.7 shkallë të Rihterit.

Image

Image

Deri më tani, raportohet për 63 të lënduar.

***

Tërmeti i fuqishëm nuk ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Lëkundjet e fuqishme kanë shkaktuar 68 të plagosur në total, ndërsa 52 regjistrohen vetëm në qarkun e Tiranës.

Kujtojmë që deri tani në harkun kohor të një ore, kanë rënë 3 tërmete. Më i fuqishmi ishte 7.5 ballë dhe 5.8 shkallës rihter.

Image

***

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë i shkallës rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë u regjistrua 30 km në veri të Durrësit, afër Kepit të Rodonit.

Dy lekundje te forta u degjuan brenda disa minutash.

IGJEUM thotë se ky është tërmeti më i fortë i regjistruar në 20-30 vitet e fundit.

Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Gjirokastër, Pogradec, Fier, Dibër e Shkodër.

Situata ka krijuar panik te banorët. Mijëra qytetarë mbushën rrugën në të katër anët e vendit.

Tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta në banesa. Burime nga spitali i Traumës për Ora News bëjnë me dije se 50 persona janë paraqitur me lëndime nga tërmeti.

Mes tyre raportohet se është dhe një fëmijë.

***

Si pasojë e tërmeti të rëndë që preku disa zona të Shqipërisë raportohet për 26 persona të lënduar.

Lëkundjet ishin të magitudës 5.8 me epiqendër në detin Adriatik.

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me situatën e tërmetit në vend. Ministria njofton se të gjithë strukturat shëndetësore janë në gatishmëri për të qenë pranë qytetarëve.

“Pas lëkundjeve të tërmetit të rënë pak minuta më parë, Ministria e Shëndetësisë njofton se të gjithë strukturat shëndetësore janë në gatishmëri për të qenë pranë qytetarëve që mund të paraqesin nevoja shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Urgjenca Kombëtare ftojnë këdo që ka nevojë për ndihmë, të telefonojë në nr telefonit 127″, njofton Ministria e Shëndetësisë.

***

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion zyrtar për lëkundjet e forta të tërmetit që kanë tronditur sot vendin.

Duke iu referuar Institutit të Energjisë Ujit dhe Mjedisit, MM deklaron se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter.

Epiqendra ka qenë 30 km në veri të Durrësit. Në bregdet afër kepit të Rodonit. Sipas MM ky është tërmeti më i fortë në 20-30 vitet e fundit.

Nga shembja e një shtëpie pranë autostradës Tiranë Durrës janë plagosur dy persona.

Në Pezë helmës janë lënduar tre persona në një familje por edhe në Tiranë dy të moshuar pësuan lëndime në pallatet e HAWAI pranë qendrës Kristal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat