Ministria e Shëndetësisë: Kush ka nevojë për ndihmë, të telefonojë në 127 - Bota Sot
Ministria e Shëndetësisë: Kush ka nevojë për ndihmë, të telefonojë në 127

Shqipëria

Ministria e Shëndetësisë: Kush ka nevojë për ndihmë, të telefonojë në 127

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 17:43
Pas lëkundjeve të tërmetit

Pas lëkundjeve të tërmetit të rëna pasditen e sotme, ka reaguar dhe Ministria e Shëndetësisë.

Ajo njofton se të gjithë strukturat shëndetësore janë në gatishmëri për të qenë pranë qytetarëve që mund të paraqesin nevoja shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Urgjenca Kombëtare ftojnë këdo që ka nevojë për ndihmë, të telefonojë në nr telefonit 127.

Ky është numër pa pagesë dhe mund të thirret nga çdo numër fiks dhe celular pa qenë nevoja të keni lekë ose paketa.

Në foto, dëmtim pallati pranë Postës 8 në Tiranën e Re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...