Italia ndihmë Shqipërisë pas tërmeteve, Rama anulon vizitën në SHBA

Shqipëria

Italia ndihmë Shqipërisë pas tërmeteve, Rama anulon vizitën në SHBA

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 18:46
Giuseppe Conte dhe Edi Rama

Kryeministri italian Giuseppe Conte i ka telefonuar homologut te tij shqiptar Edi Rama pas termeteve.

Ai ka shprehur solidaritetin e plotë të Italisë dhe gatishmërinë për të mbështetur Shqipërinë në përballimin me pasojat e tërmetit të rëndë që ra mbi vendin tonë.

Pak më parë shefi i qeverisë anuloi vizitën e planifikuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktualisht Edi Rama ndodhet në Frankfurt të Gjermanisë dhe nga ora në orë pritet të mbërrijë në Tiranë.

Sipas IGJEUM tërmeti ishte me magnitudë 5.8 ballë i shkallës rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë. Epiqendra është regjistruar 30 km në veri të Durrësit, afër Kepit të Rodonit. Sipas IGJEUM ky është tërmeti më i fortë i regjistruar në 30 vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat