Lajmi i mirë/ 70 të plagosurit nga tërmeti janë jashtë rrezikut për jetën

Shqipëria

Lajmi i mirë/ 70 të plagosurit nga tërmeti janë jashtë rrezikut për jetën

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 20:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Për Top Channel Sokol Bregu raportoi live nga Siptali i Traumës ku pas tërmetit kanë marrë ndihmën e shpejtë rreth 70 persona.

Nga 70 të plagosurit 52 janë nga Tirana dhe kryesisht të moshuar që e kanë pasur të pamundur të lëvizin gjatë lëkundjeve.

Vetëm një fëmijë është plagosur nga lëkundjet e tërmetit. Të plagosurit kryesisht janë çarë nga rënia e materiale prej lëkundjeve.

Lajmi i mirë është që të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat