“Horror”, si e pasqyruan mediat e huaja tërmetin e sotëm në Shqipëri

Shqipëria

“Horror”, si e pasqyruan mediat e huaja tërmetin e sotëm në Shqipëri

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 20:13
Foto ilustrim

Lëkundjet e tërmetit në Shqipëri kanë gjetur pasqyrim të gjerë edhe në mediat e huaja. Mediat raportojnë se lëkundjet e tërmetit në vendin tonë kanë qenë të frikshme dhe qytetarët janë tmerruar.

“Të gjithë fqinjët tanë dolën duke bërtitur. Faleminderit Zotit që nuk zgjati shumë, ishte rreth 20 sekonda. Ishte një makth në katin e 10-të. Nuk më kujtohet një më i fuqishme se ky, “i tha Reuters një pensionisti në Tiranë.

Agjencia e lajmeve “Reuters” raporton se nga tërmeti janë plagosur disa persona, ndërsa lëkundjet kanë shkaktuar dëme materiale në banesa.

Gazeta britanike Express, shkruan “Horror në Tiranë, tërmeti i fuqishëm shkakton shumë të lënduar”.

Po kështu “Mirror”, shkruan se qytetarët kanë lënë banesat të alarmuar dhe kanë dalë në rrugë, ndërkohë që ka patur dëme të shumta.

Repubblica.it shkruan se dy tërmete u regjistruan brenda dhjetë minutash me epiqendër veriun e Durrësit. I pari 5.8 ballë dhe i dyti 5.3 ballë. Lëkundjet janë ndjerë gjithashtu në Puglia, veçanërisht në Salento dhe Gargano.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat