Ministria e Arsimit: Shkollat nuk janë prekur, nuk pengohet mësimi i ditës së hënë - Bota Sot
Ministria e Arsimit: Shkollat nuk janë prekur, nuk pengohet mësimi i ditës së hënë

Shqipëria

Ministria e Arsimit: Shkollat nuk janë prekur, nuk pengohet mësimi i ditës së hënë

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 21:02
Foto

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë me anë të një deklarate për mediat ka bërë me dije se deri më tani shumica e shkollave janë të paprekura fare dhe nuk kanë nevojë për ndërhyrje.

“Ka disa shkolla me dëmtime të vogla në Tiranë dhe Durrës, të cilat konsistojnë kryesisht në plasaritje të lehta muresh të jashtme dhe që fatmirësisht nuk pengojnë aspak vijimin e procesit të mësimit ditën e hënë”- u shprej në një komunikatë MASR.

“Njëkohësisht, informojmë se ekipet e ministrisë dhe të institucioneve të saj të varësisë janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës. Ditën e nesërme do të jenë po në terren në mënyrë që të garantojmë se secila shkollë është e sigurtë për t’u hapur të hënën për vijimin normal të mësimit”-përfundoi ministria deklaratën.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...