Basha solidarizohet me të prekurit nga tërmeti: Falë Zotit nuk kemi viktima!

Shqipëria

Basha solidarizohet me të prekurit nga tërmeti: Falë Zotit nuk kemi viktima!

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 21:47
Lulzim Basha

Kreu i Opozitës, Lulzim Basha ka lëshuar një mesazh solidariteti me të prekurit nga tërmeti që goditi pasditen e sotme Shqipërinë. Në një status në rrjetet sociale, Basha i uron shërim të shpejtë të plagosurve, ndërsa shton se Zoti është i madh dhe  me ndihmën e tij do e kalojmë këtë situatë.

"Falë Zotit deri tani nuk ka raportime për jetë të humbura apo në rrezik nga tërmeti që goditi sot vendin. Ju uroj të lënduarve shërim të shpejtë dhe çdo familje një natë të qetë. Në solidaritet me njëri-tjetrin dhe me ndihmën e Zotit do ta kalojmë këtë situatë tronditëse"-shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat