Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Tërmeti nuk solli dëmtime në rrugë dhe ura

Shqipëria

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Tërmeti nuk solli dëmtime në rrugë dhe ura

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 22:07
Foto

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në një komunikim me mediat në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se nuk ka dëmtime të rrugëve apo urave.

Në deklaratë ministria shkruan se deri në raportet e bëra deri tani ka rezultuar se nuk ka dëme serioze apo bllokimeve të rrugëve.

Ja njoftimi i plotë i Ministrisë:

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe institucionet e saj të varësisë janë vënë në gadishmëri të plotë që në momentet e para pas tërmetit për të evidentuar dëmet e mundshme të shkaktuara në sistemet e infrastrukturës apo energjisë si dhe për të riparuar mënjeherë cdo defekt në këto sisteme.

Nga raportimi paraprak rezulton se nuk ka pasur dëmtime serioze apo bllokime te akseve kombetare rrugore. ARRSH vijon kontaktet me të gjithë inspektorët e kontratave dhe kontraktorët, për të evidentuar me imtësi çdo aks rrugor apo urë për ndonjë dëmtim të mundshëm që mund të rrezikojë qëndrueshmërinë e tyre.

Në momentet e para pas tërmetit janë shkaktuar probleme në nënstacionet e zonës së Durrësit. Ka pasur stakime të trasformatorëve dhe linjave 110 Kv që i furnizojnë ato, por me ndërhyrjen e grupeve të OSHEE janë kthyer të gjithë në gjendje pune. Aktualisht energjia është rikthyer në të gjitha zonat ku ka pasur ndërprerje.

Në Portin e Durrësit ka pasur një dëmtim të lehtë të magazinës 4-5 në Terminalin perëndimor, por pa rrezik përkeqësim të situatës.
MIE dhe strukturat e varësise do të vijojnë të jenë në gadishmëri gjatë gjithë natës së sotme për çdo nevojë të qytetarëve, te cilët mesazhet e tyre sinjalizuese kane mundësi të na i përcjellin përmes numri unik 112.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat