Tërmetet/ Hahn: I trishtuar dhe i shqetësuar. BE ofroi menjëherë ndihmë

Shqipëria

Tërmetet/ Hahn: I trishtuar dhe i shqetësuar. BE ofroi menjëherë ndihmë

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 12:40
Johannes Hahn

Eurodeputeti Johannes Hahn ka reaguar lidhur me situatën e rëndë të krijuar në Shqipëri, pas goditjes nga tërmeti i fuqishëm 5.8 ballë.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, Komisioneri për Zgjerim, Hahn, shkruan se është i trishtuar dhe shqetësuar nga seria e tërmeteve shkatërruese, me qindra të lënduar dhe dëme serioze në infrastrukturë.

“I trishtuar dhe i shqetësuar të mësoja për lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit në Shqipëri të cilat kanë lënduar më shumë se 100 persona dhe kanë shkaktuar dëme serioze për infrastrukturën. BE ofron menjëherë ndihmë përmes ‘EU CivilProtection Mechanism”, shkruan Hahn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat