Kërkesa e deputetit socialist për përballimin e tërmeteve: Mjaft me propagandë

Shqipëria

Kërkesa e deputetit socialist për përballimin e tërmeteve: Mjaft me propagandë

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 13:12
Edi Rama, Paulin Stërkaj

Në mbledhjen e ditës së sotme të grupit parlamentar socialist të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, deputeti socialist Paulin Stërkaj bëri një kërkesë interesante lidhur me përballimin e situatës në rast tërmetesh.

Ai kërkoi që deputetët të lënë një pjesë nga paga e tyre për raste emergjence.

Sipas tij, tërmetet e orëve të fundit kaluan, mirëpo kërkoi që të mendohet për të ardhmen.

“Para 30 viteve ndodhi në Shkodër, e kam përjetuar unë. Kishte të plagosur, por nuk kishte krevate ku me i shtruar. Duhet të veprojë çdo qeveri. Ministrat përkatës duhet të gjejnë specialistët e duhur, nuk duhet të bëjnë një propagandë. Çdo fëmijë sot është i plagosur psikologjikisht nga tmerri dhe paniku. Më mirë do ishte një solidaritet me specialistët e fushës, se sa me propagandën e deputetëve. Duke filluar nga deputetët të lëmë një kontribut nga rroga, por edhe nga të ardhurat e taksave që merr shteti, të ndahet një fond special”, u shpreh Sterkaj.

Nga ana e tij Rama deklaroi se kontakti i drejtpërdrejtë është i pazëvendësueshëm, sepse afërsia dhe komunikimi janë të pazëvendësueshme.

“Fondi është gjithmonë në buxhet, fondi rezervë. Me këtë masë dëmesh, ne jemi krejtësisht të qetë nga pikëpamja e kapacitetit mbulues”, tha kreu i qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat