Vazhdojnë tërmetet në Shqipëri, i fundit ndodhi afër Durrësit

Shqipëria

Vazhdojnë tërmetet në Shqipëri, i fundit ndodhi afër Durrësit

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 14:12
Ilustrim

Tërmeti i fundit në Shqipëri sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit ka ndodhur rreth orës 11:18, 33 km larg nga Durrësi.

Pothuajse gjatë gjithë natës ka pasur lëkundje tërmeti, ku më i forti me magnitudë prej 3.7 është regjistruar rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Ky tërmet është regjistruar sërish në Durrës me thellësi 44 km.

Tërmetet vazhdojnë të bien edhe gjatë orëve të para të ditës së sotme. Rreth orës 09:09 minuta është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.4, ndërsa i fundit është regjistruar prej 3.5.

Një tjetër tërmet është regjistruar rreth orës 05:19 minuta me magnitudë 2.9. Ky tërmet është regjistruar në Gjokaj të Vorës me një thellësi prej 29 km.

Tërmeti më i fortë u regjistrua pasditen e djeshme me magnitudë 5.8, që sipas sizmiologëve është më i forti në 30 vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat