Fatkeqësitë natyrore, Rama: Përgjegjësia jo vetëm e shtetit, por edhe e kompanive të ndërtimit - Bota Sot
Fatkeqësitë natyrore, Rama: Përgjegjësia jo vetëm e shtetit, por edhe e kompanive të ndërtimit

Shqipëria

Fatkeqësitë natyrore, Rama: Përgjegjësia jo vetëm e shtetit, por edhe e kompanive të ndërtimit

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 15:06
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nisur nga situata e krijuar pas tërmeteve në vend ka folur sot edhe për temën e sigurimit të banesave.

Rama në fjalën e tij theksoi se në këto raste përveç shtetit ato që duhen të mbajnë përgjegjësi janë edhe kompanitë e ndërtimit.

“Tema e sigurimit të banesave, që është trajtuar si tabu, që unë e kam prekur që kur kam qenë kryetar bashkie. Pra që është e domosdoshme që të ketë një tjetër hap në këto raste siç e ka gjithë bota, pra që të mos jetë vetëm buxheti i shtetit ndihmë, por edhe kompanitë e ndërtimit.

Ndërtimi i çdo godine sidomos për pallatet duhet të jetë i lidhur me sigurimin, dhe duhet të jetë ajo që mban përgjegjësi për shkeljet në ndërtim, që për 30 vjet ska mbajtur përgjegjësi njeri.

Duhet të jetë roje për këtë gjë. Nga ana tjetër ky ishte një test që godinat e kanë tejkaluar me qëndrueshmërinë e tyre, në një vend tjetër në rajon një tërmet si ky i ka rrafshuar godinat. dhe ky është një aspekt pozitiv. U duhet kërkua kompanive që të bëjnë sigurimin”, tha Rama.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...