“Më ke fikur cigaren në ballë” Gruaja shqiptare përballet me burrin xheloz në TV, ai kërkon të mos divorcohen - Bota Sot
“Më ke fikur cigaren në ballë” Gruaja shqiptare përballet me burrin xheloz në TV, ai kërkon të mos divorcohen

Shqipëria

“Më ke fikur cigaren në ballë” Gruaja shqiptare përballet me burrin xheloz në TV, ai kërkon të mos divorcohen

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 17:52
Pamje nga emisoni

Pas 27 vitesh martesë, bashkëshortja e Shkëlqimit është larguar nga shtëpia për shkak të xhelozisë së tij. Shkëlqimi iu drejtua rubrikës “Ka një mesazh për ty” me shpresën për t’u ribashkuar me të shoqen dhe për t’i kërkuar asaj publikisht që të kthehej në shtëpi.

Duke ditur variantin e tij të historise, stafi ka vendosur të dëgjojë fillimisht Mirlindën, e cila mes lotësh ka rrëfyer dhunën fizike e psikologjike  të përjetuar prej shumë vitesh. Sipas saj, ai kishte arritur që të dyshonte dhe në atësinë e tre fëmijëve duke i kërkuar testin e ADN-së.

Mirlinda tregoi se për shumë vite nuk kishte punuar por ishte kujdesur për rritjen e fëmijëve, por edhe kohëve të fundit kur ishte punësuar, ishte detyruar të braktiste punën për shkak të terrorit psikologjik të burrit xheloz. Ajo është shprehur e vendosur që nuk mund ti japë një tjetër mundësi, pasi ai e kishte dhunuar prej vitesh, madje sipas saj i ka fikur edhe një cigare në ballë.

Variant krejt të kundërt ka dhenë Shkëlqimi kur ka ardhur në studio. Ai e ka shpjeguar largimin e Mirlindës me faktin se mosmarrëveshjet e zakonshme mes çiftit janë “zmadhuar” nga njerëzit e afërt të saj e kanë nxitur që të divorcohet. Edhe kur mësoi se prapa murit në studio ka qenë gjatë gjithë kohës Mirlinda, nuk u step që të bëje kërkesat e tij për t’ u bashkuar duke mohuar akuzat për dhunë e xhelozi të shfrenuar.

Por Mirlinda i’a përplasi sërish të vërtetën e saj në sy duke i prerë çdo shpresë për rikthim.

Tweet

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...