Jo vetëm nxënësit, edhe prindërit nesër pushim - Bota Sot
Jo vetëm nxënësit, edhe prindërit nesër pushim

Shqipëria

Jo vetëm nxënësit, edhe prindërit nesër pushim

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 20:42
Besa Shahini

Në një deklaratë për mediet, ministrja e Arsimit, Besa Shahini bëri me dijeni se dita e nesërme do të jetë pushim për të gjithë nxënësit e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.

Po kështu shtoi se ditë pushimi do të jetë njëkohësisht edhe për prindërit e nxënësve të shkollave 9-vjeçare, të cilët punojnë në administratë shtetërore.

“Fatmirësisht, situata ne terren paraqitet drejt normalizimit, por që familjet e afektuara të tejkalojnë ankthin e djeshëm, u pa e arsyeshme që nxënësit e zonave të lartpërmendura bashkë me prindërit e tyre që punojnë në administratë shtetërore, ta kalojnë ditën e nesërme të lirë e të qëndrojnë me njëri-tjetrin. Ndërkohë, unë jam e bindur se neve si MASR na takon mirë-informimi i nxënësve mbi fatkeqësitë natyrore dhe përgatitjet që duhet të bëjmë për t’iu shmangur lëndimeve nëse ato ndodhin. Ne sot që flasim, në kurrikulat tona tashmë i trajtojmë këto tematika. Por besoj fuqishëm që duhet t’i mëshojmë edhe më fort kësaj pike”, tha ajo ndër të tjera, raporton Top Channel.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...