Lëkundja e tërmetit ndjehet gjatë transmetimit LIVE në studion e sportit - Bota Sot
Lëkundja e tërmetit ndjehet gjatë transmetimit LIVE në studion e sportit

Shqipëria

Lëkundja e tërmetit ndjehet gjatë transmetimit LIVE në studion e sportit

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 23:42
Pamje nga emisioni

Shqipëria goditet sërish nga tërmeti.

Pas lëkundjeve që tronditen pasditen e djeshme qytetet e Durrësit e Tiranës (21 shtator) mbrëmjen e sotme janë ndjerë sërish lëkundje të forta tërmeti.

Një gjë e tillë është ndjerë LIVE edhe në studion e “Ora Sport” në Rtv Ora, me të ftuarit që për pak sekonda u shtangën.

Mësohet se lëkundjet sizmike u regjistruan rreth orës 22.08 minuta, ndërkaq, epiqendra ka qenë rreth 25 km në veriperëndim të Tiranës.

Të shtunën, lëkundjet e tërmeteve të njëpasnjëshme shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale veçanërisht në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, njoftohet për së paku 105 të lënduar.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...