Lirohet biznesmeni që u arrestua pas vdekjes së dy punëtorëve

Shqipëria

Lirohet biznesmeni që u arrestua pas vdekjes së dy punëtorëve

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 13:27
Foto ilustrim

Petrit Syla, administrator i ‘Skela Syla’, është liruar sot nga qelia me vendim të Gjykatës së Apelit. Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga Artur Gaxhi, Flutura Skënderi dhe Gramoz Levanaj.

Syla ishte lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë, i dyshuar për shkeljeve të rregullave të sigurisë në punë. Ai u arrestua pas vdekjes së dy punëtorëve më 16 gusht, të cilët po punonin në një pallat kur u rrëzua skela.

Avokati i biznesmenit, Mirash Ndoci e apeloi vendimin duke thënë se ndalimi i Petrit Sylës ishte i paligjshëm dhe se përgjegjësia për ngjarjen në rrugën e Elbasanit në kryeqytet, nuk bie mbi administratorin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat