Dëme nga tërmeti në Elbasan/ Në gjithë qarkun, 260 ndërtesa me probleme

Shqipëria

Dëme nga tërmeti në Elbasan/ Në gjithë qarkun, 260 ndërtesa me probleme

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 15:52
Foto

Në qarkun e Elbasanit janë 260 objekte të dëmtuara.

Pjesa më e madhe e dëmeve janë regjistruar në Bashkinë e Belshit me 125 banesa të dëmtuara, 10 prej të cilave me dëme të mëdha. Ndërkohë që deri tani 3 shtëpi janë deklaruar të pabanueshme. Dëmtimeve nuk u kanë shpëtuar as objektet arsimore.

Kështu, kanë pësuar dëmtime gjimnazi Ahmet Dakli, gjimnazi Kostandin Kristoforidhi, një shkollë 9-vjeçare në Lagjen Skëndërbej në Elbasan, shkolla 9-vjeçare e fshatit Labinot Mal, shkolla 9-vjeçare e fshatit Gjocaj në Peqin, shkolla 9-vjeçare në fshatin Bishqem po në Peqin, dhe ashtu dy shkolla në Cerrik.

Dëmtime kanë pësuar edhe dy ura, njëra në fshatin Polis Valë dhe tjetra në Gryksh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat