Lajmi i rremë për tërmetin, Braçe: Autorët para ligjit, nuk bëjmë kompromis me atë që ka ndodhur dje

Shqipëria

Lajmi i rremë për tërmetin, Braçe: Autorët para ligjit, nuk bëjmë kompromis me atë që ka ndodhur dje

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 15:57
Erion Braçe

Në një deklaratë për shtyp, zëvendëskryeministri Erion Braçe bëri një bilanc dhe pasqyrim të situatës post-sizmike përgjatë dy ditëve të fundit në vend.

Pasi konfirmoi se infrastruktura rrugore, energjitike, shëndetësore apo arsimore është e aksesueshme dhe e sigurt, Braçe u ndal te lajmi i rremë mbi një tërmet të mundshëm i cili panikosi shqiptarët mbrëmjen e djeshme. Sipas tij do të përballen me ligjin “autorët e këtij lajmi të rremë dhe zotuesit e këtij rrjeti kriminal të përhapjes së lajmeve fake”.

“Loja me lajmet e rreme në politikë është kthyer në sport, por loja me lajme të rreme do marrë fund tani ligjërisht”, tha Braçe.

Më tej shtoi:

“Nuk kam ndërmend të fal ankthin dhe frikën e tejskajshme të prindërve, nuk kam ndërmend të fal mundin dhe stërmundimin e të moshuarve që mezor dje janë çuar nga shtrati, nuk bëjmë kompromis me atë që ka ndodhur dje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat