Një tërmet tjetër godet Shqipërinë, ndihet edhe në Kosovë

Shqipëria

Një tërmet tjetër godet Shqipërinë, ndihet edhe në Kosovë

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Seria e tërmeteve në trojet shqiptare ka vazhduar edhe sot. Një tërmet prej 2.5 ballësh ka dridhur përsëri Shqipërinë.

Epiqendra thuhet e ka qenë një thellësi prej 10 kilometrash.

Ndërkohe dridhjet janë ndjerë edhe në një distancë prej 85 kilometrave në perëndim, në qytetin e  Shkupit rreth orës 17 e 14 minuta.

Gjithashtu lëkundje janë ndjerë edhe në qytezën e Dragashit në Kosovës, 20 kilometra në veri-perëndim të qytetit të Kukësit.

Tërmeti është konfirmuar edhe në faqen zyrtare të ECSM, e cila merret me regjistrimin e të gjitha tërmeteve nëpër botë.

Shqipëria gjatë vikendit është goditur nga një seri tërmetesh të cilat kanë shkaktuar edhe dëme  të shumta materiale.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat