Braçe thirrje nga Open drejtorit të ‘syri.net’: Mos u fsheh, shko jep sqarime në polici

Shqipëria

Braçe thirrje nga Open drejtorit të ‘syri.net’: Mos u fsheh, shko jep sqarime në polici

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 23:05
Erion Braçe

Zv-kryeministri Erion Braçe ka qenë shumë i ashpër në reagimin e tij për lajmin e rremë për tërmetin që u publikua mbrëmë nga syri.net dhe krijoi panik tek qytetarët.

“Jam i ashpër sepse kjo krijoi një kaos. Me vinin sms me atë lajm dhe foto e cila u përhap nga edhe si foto në rrjetet sociale. Jam i ashpër sepse u krijua një trafik ku nuk lejonte të kalonte policia, zjarrfikësja, ambulnca për të t’i dhënë ndihmën dikujt.”- u shpreh Braçe.

“Në dijeninë time drejtori i syri.net është fshehur. Kjo nuk është punë e gazetarit. Drejtori i syri.net të dalë dhe të shkojë në polici të japë shpjegime. Policia ka nevojë për shpjegime”- i bëri thirrje Braçe drejtorit të syri.net.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat