Familjet e dëmtuara nga tërmeti, Basha: Kanë nevojë për mbështetje dhe jo propagandë

Shqipëria

Familjet e dëmtuara nga tërmeti, Basha: Kanë nevojë për mbështetje dhe jo propagandë

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 12:46
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi në Durrës një nga disa familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Përmes një postimi në Facebook, bashkëngjitur një videoje, Basha shkruan se banorët kanë nevojë për mbështetje dhe jo propagandë.

“Kërkojmë urgjentisht:
• Të bëhet evidentimi dhe transparenca e dëmeve për çdo banesë dhe biznes.
• Të caktohet dhe shpallet publikisht fondi i posaçëm i buxhetit për riparimin e banesave të prekura.
• Të pezullohen pagesat e ujit dhe energjisë për familjet e dëmtuara, deri në stabilizimin e gjendjes.
• Pezullimin e taksës së pronës deri në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara.
• Mbështetje me kredi të buta për bizneset që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti”, përfundon Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat