Gjermania kërkon urdhër arreste për zyrtarët e përfshirë në shit-blerje votash: Kushtetuesja të sqarojë 30 qershorin!

Shqipëria

Gjermania kërkon urdhër arreste për zyrtarët e përfshirë në shit-blerje votash: Kushtetuesja të sqarojë 30 qershorin!

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 20:10
Ilustrim

Në rezolutën që pritet të votohet nga Bundestagu gjerman, një fokus i veçantë për çeljen e negociatave i jepet zgjedhjeve të 30 qershorit dhe faktit se asnjë person nuk është akuzuar për shit0blerje apo manipulim të votave.

Fillimisht, partitë e koalicionit qeverisës të qeverisë gjermane, kanë vënë në dukje se Gjykata Kushtetuese duhet t’i japë zgjidhje emergjente ligjshmërisë së zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 ishin kryesisht paqësore; megjithatë mungon një vendim mbi ligjshmërinë e tyre. Nevojitet një vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve”, thuhet në kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman.

Gjithashtu deputetët gjermanë kërkojnë të shohin prova në luftën kundër korrupsionit, e veçanërisht në atë të krimi zgjedhor.

“Prokuroria ka ndërmarrë një hetim kundër atyre që akuzohen për blerje votash; megjithatë, deri tani nuk është lëshuar asnjë urdhër arresti. Duhet të fillojnë menjëherë procedime penale dhe të përfundojnë shpejt, sapo të vërtetohet një dyshim për veprën”, thuhet në vendim.

Bundestagu gjerman kërkon gjithashtu që të miratohet reforma zgjedhore.

“Është paraqitur një ligj për reformën zgjedhore që përputhet me rekomandimet e OSBE / ODHIR dhe siguron një financim transparent të partive dhe fushatës zgjedhore, por mbetet për t’u vendosur”, thuhet gjithashtu.

Kujtojmë se pak muaj më parë, gazeta gjermane Bild publikoi një sërë audio- përgjimesh ku flitej për shit- blerjen e votave nga socialistët. Deri më tani asnjë urdhër- arrest nuk është lëshuar nga prokuroria, pavarësisht se hetimet kanë qëndruar pezull për vite të tëra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat