Akuza për shpërdorim detyre! Arrestohet zv.drejtoresha e kadastrës në Durrës, shpallet në kërkim ish- drejtori

Shqipëria

Akuza për shpërdorim detyre! Arrestohet zv.drejtoresha e kadastrës në Durrës, shpallet në kërkim ish- drejtori

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 20:12
Flamur Gjuzi

Zëvendës Drejtoresha e Kadastrës Durrës, Lusiena Kola është arrestuar, ndërkohë që është shpallur në kërkim ish-drejtori i ALUIZNI-t të qytetit, Flamur Gjuzi, të dyshuar se kanë shpërdoruar detyrën në legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme, kryesisht në bregdet.

Kola, aktualisht Punonjësje e Kadastrës, Durrës, është lënë në masë “Detyrim paraqitje” nga Gjykata e Shkallës së Parë të qytetit bregdetar, ndërkohë që është shpallur në kërkim ish-drejtori i ALUIZNI-t, Flamur Gjuzi.

Në komunikatën e Policisë së Shtetit ngjarja nuk është pasqyruar. Zyrtarët kanë shpërdoruar detyrën në legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme.

Dyshja në bashkëpunim edhe me zyrtarë të tjerë, dyshohet se u kanë dhënë disa shtetasve, në kundërshtim me ligjin, dokumentat e pronësisë në zonën bregdetare, por edhe në pjesë të tjera të qytetit të Durrësit.

Ditën e premte, Dosja.al njoftoi se u shoqëruan në komisariat punonjës  të  Kadastrës, ndërkohe  që të shtunën, prokuroria ka kërkuar për shtetasen Lusiena Kola  masën “Arrest me burg”, por gjykata vendosi masën “Detyrim paraqitje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat