Lapaj: Bashkitë drejtohen nga tutorë të vajzave shqiptare, trafikantë të drogës dhe kriminelë

Shqipëria

Lapaj: Bashkitë drejtohen nga tutorë të vajzave shqiptare, trafikantë të drogës dhe kriminelë

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 23:35
Adriatik Lapaj

Juristi Adriatik Lapaj i ftuar në emisionin “Tempora” tha se bashkitë e vendit drejtohen nga tutorë të vajzave shqiptare, trafikantë të drogës dhe kriminelë që kanë vjedhur e kanë prerë Shqipërinë.

Lapaj: A ishte ky parlamenti i shkuar dhe ky parlament dhe këto bashki që drejtohen nga tutorë të vajzave shqiptare, trafikantë të drogës dhe kriminelë që kanë vjedhur e kanë prerë këtë vend. Këta nuk e duan. Ky soj nuk ka hyrë në funksionet më të larta të shtetit kështu në qiell të hapur, e papritur. Ka hyrë sepse ka gjetur shtratin e sigurtë në bazë të strukturave që kanë pushtet politik. Gjithë enturazhit politik të këtyre 30 viteve, me përjashtime diku-diku nuk i ka interesuar as reforma në drejtësi dhe as integrimi i shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat