Pamjet nga operacioni për kapjen e skafit me drogë në Greqi

Shqipëria

Pamjet nga operacioni për kapjen e skafit me drogë në Greqi

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 21:52
Foto

Kanë dalë pamjet e skafit në të cilin u raportua fillimisht se u gjet drogë.

Në foto shihet se si skafi i policisë greke, brenda të cilit ka policë të armatosur, kanë ndaluar skafin me 3 persona në bord.

Personat për të cilët u tha fillimisht se ishin trafikantë, dyshohet se po transportonin sasi të mëdha kanabisi nga brigjet shqiptare në ato turke, në detin Egje,ku edhe do ta këmbenin me heroinë.

Por policia në komunikimin e saj shprehet se nga komunikimi paraprak me homologët grekë, lajmi i dhënë në media është tërësisht i pavërtetë.

“Operacioni zhvillohet në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë dhe jo në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë (siç u tha fillimisht) dhe nga komunikimi i deritanishëm dhe shkëmbimi i informacionit nuk ka asnjë të dhënë që mjetet lundruese të jenë nisur nga Shqipëria.

Policia Greke gjatë operacionit ka kapur një prej mjeteve lundruese, brenda të cilit nuk është gjetur lëndë narkotike dhe ka ndaluar dy shtetas shqiptarë dhe një shtetas italian që ndodheshin në bordin e skafit”, njoftoi policia shqiptare.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat