“Jo strukturë të huaj për reformën”, Rama flet per takimin me Trump, Mitsotakis

Shqipëria

“Jo strukturë të huaj për reformën”, Rama flet per takimin me Trump, Mitsotakis

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 07:00
Edi Rama

Edi Rama foli për takimin e shkurtër me presidentin Trump, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.

“Patëm një bisedë të shkurtër, sepse i tillë është formati, por të këndshme dhe të mjaftueshme për të kuptuar se marrëdhëniet janë të shkëlqyera dhe natyrisht edhe inkurajuese, sepse të dëgjosh nga goja e presidentit “Albania is doing pretty good” (Shqipëria po ia del mjaft mirë) është kënaqësi”-tha Rama.

Po ashtu ai tregoi edhe takimin e parë me kryeministrin e Greqisë Qirjako Micotaqis.

“Ishte takimi i parë. Një prezantim miqësor. Është e qartë se ka një vullnet pozitiv nga të dyja palët për të çuar para një proces të nisur, të diskutimit të hapur dhe të zgjidhjes së disa çështjeve të vjetra dhe të mbajtura. Ashtu sikundër ka një dëshirë të përbashkët për të hedhur hapa të rëndësishëm në bashkëpunimin bilateral në çdo plan dhe padyshim në planin ekonomik”- vijoi kryeministri.

Kryeministri tha se duhet të përshpejtohet procesi i reformës zgjedhore bazuar në rekomandimet e OSBE-ODIHR.

“Prioritet i prioriteteve tani është kalimi i të gjitha ndryshimeve në ligjin zgjedhor që kanë brenda të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR. Për këtë duhet dhe harmonizim edhe me OSBE/ODIHR dhe partnerët ndërkohë që strukturën ndërkombëtare dhe përkthyes në gjuhë të huaj për t’u marrë vesh me shqiptarët nuk kam për të pranuar asnjëherë”- tha kryeministri.

Rama thotë se është një “po” nga Gjermania për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe se kushtet i bëjnë mirë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat