39 vjeçari shqiptar goditet me thikë pas një sherri banal me tre vëllezër

Shqipëria

39 vjeçari shqiptar goditet me thikë pas një sherri banal me tre vëllezër

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjete prerës, pas një konflikti të ndodhur në Kamzë.

Mësohet se 39-vjeçari është konfliktuar për motive të dobëta me tre vëllezër të cilët dhe e plagosën. Policia bën me dije se dy nga tre vëllezërit janë arrestuar ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

Po ashtu, policia shprehet se gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tre vëllezërve kanë sekuestruar katër armë gjahu. Ndërkohë, në banesën e të plagosurit policia ka gjetur një sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis.

Tashmë mbi vëllezërit rëndon akuza“Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, ndërsa i plagosuri akuzohet për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, i cili po procedohet në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë

Plagosin me mjet prerës një shtetas pas një konflikti për motive të dobëta, në pranga dy vëllezër, ndërsa vëllai i tretë shpallet në kërkim

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër armë gjahu.

Shtetasi i lënduar u procedua në gjëndje të lirë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Specialistët për parandalimin dhe hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kamzë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, shtetasit:

– G. M., 39 vjeç dhe L. M., 36 vjeç (vëllezër, të dy banues në Kamëz).

Si dhe u shpall në kërkim vëllai tjetër i dy të arrestuarve, shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në Kamzë.

Të tre vëllezërit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën “Teuta”, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasin L. D., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë gjahu.

Gjithashtu, u procedua në gjëndje të lirë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, shtetasi i lënduar L. D., pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike (kanabis).

Materialet u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat