“Ka defiçite” Si e përcolli media gjermane lajmin për PO-në me kushte për Shqipërinë nga Bundestagu

Shqipëria

“Ka defiçite” Si e përcolli media gjermane lajmin për PO-në me kushte për Shqipërinë nga Bundestagu

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 23:25
Foto ilustrim

Gazeta gjermane “Der Tagesspiegel” ishte e para nga mediat në Berlin që raportoi mbi votimin e Bundestagut, në lidhje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Vendimi për Maqedoninë e Veriut njeh procesin e bërë nga vendi si “një nxitës kryesor të reformës dhe stabilitetit në rajon”. Reformat njihen gjithashtu në vend, si në gjyqësi dhe në luftën kundër korrupsionit”, shkruan gazeta.

“Për Shqipërinë theksohet se vazhdoi të ndjekë përpjekjet e saj për reforma dhe përparoi në kriteret kryesore. Sidoqoftë, ka ende deficite, për shembull në sektorin e drejtësisë ose në ligjin zgjedhor. Kështu, negociatat e pranimit duhet të zhvillohen vetëm nëse sigurohet të ngrihet dhe të funksionojë Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë”, shkruan “Der Tagesspiegel”.

Pas një diskutimi rreth 40 minuta në seancen e kësaj të enjteje, parlamenti në Berlin miratoi me votat e ligjvënësve të maxhorancës në pushtet rezolutën e grupimeve CDU/CSU dhe SPD që autorizon qeverinë federale të mbështesë hapjen e negociatave me kushte mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në samitin e tetorit. Rezoluta mori 395 vota pro, 188 kundër dhe 16 abstenim në parlamentin e Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat