Lubonja: Mbetemi fëmijë po të vazhdojmë t’i dëgjojmë ata! Pse ndërkombëtarët po mbështesin një regjim

Shqipëria

Lubonja: Mbetemi fëmijë po të vazhdojmë t’i dëgjojmë ata! Pse ndërkombëtarët po mbështesin një regjim

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 23:53
Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja thotë se gjatë kësaj kohe PD po i tregon botës se nuk jemi vend normal. Ai shtoi se ndërkombëtarët janë duke mbështetur një regjim.

“PD ka një qëllim. Qëllimi i PD ka qenë që t’i tregonte botës që Shqipëria nuk është një vend demokratik dhe nuk është normal, prandaj kërkoi qe te hidhnin sytë nga Shqipëria. Këto vendime janë politike. Kjo sepse Gjermania dëshiron t’iu thotë këtyre shteteve që ju jeni afër nesh. Nëse do të rrimë të merremi me propagandë jo na dhanë negociatat e jo nuk na dhanë, është katastrofë.

Këtu sa vjen ambasadori amerikan këtu, vjen e bëhet lajm nëpër gazeta. Unë ndihem i nëpërkëmbur, më mungon dinjiteti.

Unë punoj këtu 30 vjet, vjen ambasadori dhe brenda 2 javëve na tregon gjithçka. Unë e ti e njohim më mirë se ambasadori. Kur erdhi Rajonsoni, ne thamë do të vij këtu e do të krijojmë një sistem të drejtë, doli në krah të Sali Berishës dhe me PD bënte fushatë. E kupton. Do mbetemi fëmijë nëse do vazhdojnë të bëjmë çfarë thonë ata.

Ndërkombëtarët po mbështesin një regjim. Ata 4000 muxhahedinët në Shqipëri çfarë duan? Amerikanët donin që të sillnin armët kimike. Shyqyr që doli populli shqiptar dhe ikën. Është arsye që të varemi nga vetja e jo nga ata” – tha Lubonja në emisionin Real Story në Neës 24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat