Të humbur që prej orës 15:00, gjenden dy të miturit

Shqipëria

Të humbur që prej orës 15:00, gjenden dy të miturit

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 21:45
Policia shqiptare

Dy fëmijë në fshatin Kastriot në Dibër, kishin humbur kontaktet me familje që prej orës 15 të së premtes, por janë gjetur nga policia rreth orës 20:40.

Dy vëllezërit kishin dalë nga shtëpia, për në drejtim të Malit të Gramës. Humbjen e të miturve e ka sinjalizuar vëllai i tyre me inicialet A.L, i cili ka kërkuar ndihmën e policisë për të gjetur vëllezërit e tij.

Policia e Dibrës, pasi ngriti shërbime të efektivëve të organizuar në grupe, arriti të gjente dy vëllezërit e mitur.

“Rreth orës 19.30, në sallën e Komandimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka ardhur një telefonatë nga shtetasi A.L, banues në fshatin Kastriot, i cili kërkon ndihmën e policisë, pasi rreth orës 15.00, kanë dalë nga shtëpia dy vëllezërit e tij të mitur, për në drejtim të Malit të Gramës dhe nuk janë kthyer akoma në shtëpi.

Shërbimet e policisë janë organizuar në grupe dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e fëmijëve.”, njoftoi fillimisht policia për ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat