Vrasja e Santiago Malkos, sekuestrohen makinat me të cilat u krye krimi

Shqipëria

Vrasja e Santiago Malkos, sekuestrohen makinat me të cilat u krye krimi

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 10:19
Santiago Malkos

Policia e Shtetit deklaron se janë sekuestruar automjetet që dyshohet se kanë përdorur autorët për vrasjen e Santiago Malkos.

Ndërkohë njofton dhe shpalljen në kërkim të 8 personave si të përfshirë në këtë vrasje.

RTV Ora ishte e para dje e cila zbardhi emrat e tetë personave të shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në datë 27 gusht 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, ku u vra me armë zjarri shtetasi S. M.

Grupi hetimor gjatë veprimeve procedurale ka arritur të gjej dhe sekuestroj në cilësinë e provës materiale 8 automjete, mes tyre dhe automjetet e përdorura nga autorët për të kryer krimin, si dhe sendet e gjetura në brendësi të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat