PD: Edi Rama po rikthen në polici njerëzit që e mbollën vendin me drogë

Shqipëria

PD: Edi Rama po rikthen në polici njerëzit që e mbollën vendin me drogë

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 13:53
Enkeljed Alibeaj

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkeljed Alibeaj në një deklaratë për mediat akuzoi qeverinë se po rikthen në poste drejtuese policët që mbollën Shqipërinë me drogë  bashkë me krimin e organizuar.

Sipas Alibejt, drejtori i ri i Policisë Rrugore, Edmond Targaj edhe drejtori i ri i Lezhës, Erigert Mitri janë përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e drogës.

“Drejtori i ri i policisë së Lezhës Erigert Mitri ka dy pika kulminante në karrierën e tij, që e lidhin drejtpërsëdrejti me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit. Ai ishte shef i komisariati kur avioni i drogës ra në Divjakë dhe ndihmoi për fshehjen e provave të trafikut të drogës me avion. Drejtori i ri i Policisë në Lezhë, Erigert Mitri, njeri i Erion Braçes, ishte kryepolici që mbolli Burrelin me kanabis.

Edhe Drejtori i ri i Policisë Rrugore Edmond Targaj njihet në Polinë e Shtetit si një nga drejtuesit e lartë të policisë i përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e drogës.

Edmond Targaj bashkëpunoi me disa grupe kriminale në zonën e Dibrës për ta mbjellë atë me kanabis gjatë kohës që drejtoi policinë e Dibrës dhe, bashkë me drejtues të tjerë të policisë, i shërbyen Edi Ramës për të vjedhur zgjedhjet. Edmond Targaj është graduar në detyrë duke qenë pjesë e dosjes 184”- tha Alibeaj.

Alibeaj thotë se PD i ka denoncuar të dy këta drejtues të inkriminuar të policisë që në vitin 2016, por nga mbrojtja politike, ata jo vetëm nuk janë ndëshkuar nga drejtësia, por po riciklohen sërish.

Targaj dhe Mertiri u emëruan në pozicionet aktuale ditën e djeshme (27 shtator 2019).  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat