Meta me Baba Mondin në Sarisalltik. Flet dhe për raportin e Venecias

Shqipëria

Meta me Baba Mondin në Sarisalltik. Flet dhe për raportin e Venecias

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 15:34
Ilir Meta me Baba Mondin në Sarisalltik

Presidenti Meta ishte këtë të shtunë në teqenen e famshme bektashiane të Sarisalltikut në Krujë.

Presidenti është bërë bashkë me besimtarët në këtë vend që besohet se bën mrekulli. Ka ndezur qirinj së bashku me Baba Mondin drejtuesin shpirtëror të bektashizmit botëror.

Nga lartësia e Sarisalltikut Meta komentoi edhe raportin e Venecias duke thënë se luani i artë i Venecias nuk trembet nga Venecia.

Meta e ka krahasuar veten me luanin me flatra që ishte simbol i republikës së Venedikut në mesjetë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat