Belsh, tregtia e produkteve bëhet në rrugë

Shqipëria

Belsh, tregtia e produkteve bëhet në rrugë

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 16:00
Tregu në rrugë, Belsh

Tregtarët dhe fermerët e Belshit prej vitesh vuajnë mungesën e një tregu të mirëfilltë ushqimor, duke u detyruar që produktet e tyre t’i tregtojnë në rrugë.

Për mikorfonin e RTV Ora ata shprehin shqetësimin se askush nuk e vë ujin në zjarr pasi vetë kanë vite që kërkojnë ngritjen e një tregu me kushte optimale.

“Nuk ka treg, në të ftohtë, në shi, këtu rrimë. Nuk është normale, por nuk ka”.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i bashkisë Belsh, Mustafa Çerçiu pohon problematikën dhe thekson se tregu agroushqimor është jashtë funksionit.

Sipas tij bashkia e ka gati projektin për një treg të ri.

Çerçiu: Tregu i frutave-perimeve që është ndërtuar vite më parë tani është jashtë funksionit. Bashkia ka projektet e saj që shumë shpejt do të ndërtojë një treg të ri duke e përshtatur me standardet kohore dhe shumë shpejt fruta-perimet dhe bylmetrat do të shiten këtu.Brenda 2019 ky treg do të kthehet në gjendje punë. 

Në gjithë këtë histori më të rrezikuarit janë konsumatorët që detyrohen të blejnë probukte me  mikrobe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat