Vasili flet për raportin e Venecias për Presidentin Meta: Vlerësim pa vlerësim, për të duhet të ketë patur “pëshpërima në vesh”

Shqipëria

Vasili flet për raportin e Venecias për Presidentin Meta: Vlerësim pa vlerësim, për të duhet të ketë patur “pëshpërima në vesh”

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 18:24
Petrit Vasili

“Një vlerësim pa vlerësim” kështu e ka konsideruar nënkryetari i LSI, Petrit Vasilin raportin e komisionit të Venecias, publikuar një ditë më parë për Presidentin e Republikës Ilir Meta. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën, Vasili theksoi se nga ky raport, për të cilën me batutë tha se anëtarët e Venecias i lanë duart si Ponc Pilati, kreu i shtetit shqiptar del shumë më i fortë për t’i shërbyer integritetit të vendit.

“E kam parë raportin por me një lloj indiference kohë më parë, që kur dëgjova në studion e Neës24, znj. Kodheli e cila tha qartë që kam informacion të plotë dhe di që Venecia e ka krijuar një bindje të tillë. Pas kësaj kërshia bie shumë. Ky është një element më i rëndësishëm se kaq, e vlerësoj sinqeritetin e saj. Nëse ajo deklaronte një gjë të tillë, misioni ishte ende në Tiranë. Thënë kjo e prisja një vlerësim pa vlerësim, sic ishte kjo e Venecias.”

Vasili theksoi se ashtu sic e tha edhe OSBE në raportin e saj, edhe Komisioni i Venecias deklaroi se janë vendimi që i përkasin gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese duhet të vihej në lëvizje nga palët. Palët janë ose KQZ ose maxhoranca, gjë të cilën nuk e ka bërë asnjëri as tjetri dhe situata përfundimtare është: kemi dekrete të pakontestuara të presidentit kanë fuqinë e ligjit, dhe përcakton zgjedhjet ishin më 13 tetor. Që do të thotë 30 qershori ishte një votim i paligjshëm nga fillimi deri në fund. Këtu ka qenë një veprim taktik i PS e cila e gjendur në një skaneri të OSBE dhe Bundestagut gjerman, Komisioni i Venecias, ka dhënë ajo një kontribut minimal për të thënë që nuk ka cështje të presidentit.” -vijoi me tej Vasili.

“Anëtarët e Venecias i lanë duart si Ponc Pilati thanë që prap Kushtetuesja duhet të shprehet. Thënë këtë mund ta mbaronin raportin edhe me një fjali të vetme, që gjykata kushtetuese e ka në dorë. Kjo do të thotë qe Presidenti, doli dhe u bë në kuptimin e mirë të fjalës, shumë më i fortë për t’i shërbyer integritetit të vendit. Keqardhja e dytë në raport thuhej se risku i sigurisë publike ishte i moderuar dhe i përballueshëm. Unë nuk di që Komisioni i Venecias mund të shqyrtojë një gjë të tillë.” tha nënkryetari i LSI-së.

Ndër të tjera Vasili iu përgjigj edhe pyetjes, nëse duhet Presidenti duhet të japë dorëheqjen pas raportit.

“Jo Ilir Meta po kush do që do të shërbente në detyrën Presidentin e republikës, që do i bënte shërbim një grupi idiotësh sigurisht do të ishte një turp për të, jo për ata. Se të japësh dorëheqjen ti sepse nuk ke lejuar apo i ke bërë qëndresë votimeve moniste që prodhuan 100 % koreanizmin në mes të Europës? Ka alibi për 100% të koreanizmit. Unë të kisha qenë në krye të politikës së tyre, nuk dija në c’zyrë europiane  apo botërore do thosha që unë jam përfaqësues i asaj partie politike që ka 100% të votave. Është një damkë turpi që nuk do të hiqet. Sic kemi ’97 do të kemi një faqe të turpshme të pluralizmit edhe me këtë. Përballë një situate të tillë, jo vetëm Ilir Meta po kushdo që do ishte atje, jo vetëm nuk do jepte dorëheqjen por do të kërkonte hesap deri më një për votime moniste e të pavlera ” vijoi më tej Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat