Publikohen pamje të reja para ekzekutimit të ish-policit shqiptar

Shqipëria

Publikohen pamje të reja para ekzekutimit të ish-policit shqiptar

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 19:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Fax News ka siguruar pamjet ekskluzive të momenteve pak përpara vrasjes së 26-vjeçarit Santiago Malko, në datën 27 gusht në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Për këtë ngjarje, një muaj më vonë policia ka shpallur në kërkim tetë persona, ndërsa Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për të gjithë.

Aktualisht, në prangat e policisë është vënë vetëm Blendi Teta, 39-vjeçari i cili tashmë është lënë në burg pa afat nga Gjykata e Tiranës.

Në videon e parë të siguruar nga Fax News duket qartë Blendi Teta, pak para momentit të vrasjes.

Blendi Teta vëzhgon terrenin, vëzhgon edhe viktimën e ardhshme, 26-vjeçarin Santiago Malko, i cili sapo kishte zbritur nga automjeti dhe ishte nisur në drejtim të pediatrisë, pasi kishte të birin e sëmurë.

Blendi Teta sapo kishte dalë nga automjeti “Skoda”, me ngjyrë të bardhë dhe kontrollonte terrenin, që gjithçka të shkonte mirë, ashtu siç ishte përpiluar në planin fillestar, ekzekutimin e 26 vjeçarit Santiago Malko.

Në videon e dytë të siguruar nga Fax News, sërish vetëm pak çaste para ekzekutimit të 26 vjeçarit, duket një tjetër bashkëpunëtor.

Edhe ai sërish në automjetin “Skoda”, i cili, pak më i kujdesshëm, tenton të mos lërë gjurmë për të mos implikuar veten dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë për zbardhjen e ngjarjes nga policia.

Është Ilir Selmani, i cili duket qartë në pamjet ekskluzive të siguruara nga Fax Neës, duke mbledhur bishtat e cigareve që 39-vjeçari Blendi Teta kishte lënë gjatë minutave që po ruante viktimën e ardhshme, 26 vjeçarin Santiago Malko, duke i hedhur në një kontenier mbeturinash në afërsi, për të zhdukur çfarëdolloj prove që mund të ishte e rrezikshme.

Në këto pamje ekskluzive duket se si është pritur viktima nga atentatorët, si është ruajtur dhe se si ka shkuar deri në momentin final të ekzkutimit me breshëri plumbash, duke e lënë të vdekur në vend.

Përveç këtyre dy persona që duken në dy videot e siguruara nga Fax Neës, kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në ekzekutimin e Santiago Malkos.

Pas fiks një muaji, tashmë policia dhe prokuroria kanë materiale të mjaftueshme në dorë, për të implikuar secilin prej tyre. Në dorën e prokurorisë tashmë janë gjurmë gishtash, prova fizike të gjetura në automjetet e sekuestruara dhe materiale të mjaftueshme për të fundosur secilin prej tyre.

Në këtë ngjarje janë të përfshirë Blendi Teta, vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, Ervis Metani, Ilir Selmani, Oltian Loga, Dritan Aga, Aleksander Maxhaku, si dhe Fatmir Hyseni, i njohur ndryshe me pseudonimin Doqja.

Dy vëllëzerit Duka janë gjithashtu të skeduar për trafik ndërkombetar droge. Kultivimi i drogës bëhej pikerisht në fshatin e tyre dhe nisej drejt Gjermanise. Ka informacione dhe shkresa të ardhur nga Gjermania ku kërkohet informacion per kete grup kriminal. Janë të dyshuar për një sërë ngjarjesh te cilat i kane shpetuar policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat