E goditi me thikë, arrestohet 19 vjeçari shqiptar

Shqipëria

E goditi me thikë, arrestohet 19 vjeçari shqiptar

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar një 19-vjeçar i cili akuzohet se plagosi me thikë Igli Palloshan, në muajin korrik të këtij viti, përballë shkollës “Qemal Stafa”.

Mësohet se sherri mes dy të rinjve ndodhi për motive të dobëta, ndërsa në pranga ka rënë Astmir Shabanaj.

Është vënë nën pranga autori i dyshuar, i cili plagosi me mjet prerës Igli Palloshan, në muajin korrik të këtij viti, përballë shkollës “Qemal Stafa”.

Autori i kësaj ngjarjeje, Astmir Shabanaj, 19 vjeç, pas përplasjes me Igli Palloshan, ka bërë pritë para ambienteve të shkollës “Qemal Stafa” ku janë konfliktuar përsëri.

Sherri mes dy të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsambi të arrestuarin rëndojnë akuzat, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” e “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat