Reforma zgjedhore, Hyseni: Lëshojmë çdo gjë, mjafton që ta miratojë OSBE-ODIHR

Shqipëria

Reforma zgjedhore, Hyseni: Lëshojmë çdo gjë, mjafton që ta miratojë OSBE-ODIHR

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 22:15
Alket Hyseni

Opozita e Bashkuar propozon që procesi i reformës zgjedhore të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë.

Deputeti socialist, Alket Hyseni, i ftuar në RTV Ora tregon se ku mund të bëjë kompromis mazhoranca dhe cilat janë vijat e kuqe të saj.

Hyseni: Ne lëshojmë çdo gjë, mjafton që ta miratojë OSBE-ODIHR, brenda kontureve të atyre rekomandimeve që ka dhënë. Ne nuk bëjmë pazare që prekin parimet e së drejtës, shtetin e së drejtës, që cënojnë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.Përtej këtyre, jemi të hapur për çdo kompromis që prodhon një ligj elektoral më të mirë, mundësi më të mira për qytetarët shqiptarë për të shprehur vullnetin me votë.

Pavarësisht vonesave, Hyseni thotë se nga opozita ka sinjale pozitive.

Hyseni: Konstatoj me keqardhje se opozita nuk ka marrë mësim fare se Shqipëria bëhet nga shqiptarët.  Ne bazohemi në këshillat, konsultat, suportin e partnerëve tanë strategjike të BE dhe SHBA apo qoftë dhe vendeve të tjera mike nga ku marrim konsulencë dhe mbështetje por do të bëhet nga ne shqiptarët. Një orë e më parë duhet të kuptojmë që hajde të ulemi sepse i presim  tash dy vjet për reformën. Kemi ngritur komisionin e reformës dhe kemi qenë aty, u kemi bërë thirrje me dorën të shtrirë jo thjesht që të debatojmë çështjet që duam ne. U kemi thënë që kornizën e ka përcaktuar OSBE-ODIHR, pikat ku duhet të ndërhyhet.

Dy gjëra kanë qenë të panegociueshme për ne: Reforma zgjedhore nuk mund të kushtëzojë ecurinë e reformave të tjera, veçanërisht reformën në drejtësi dhe kemi thënë që brenda këtij fokusi të shohim votën për emigrantët dhe depolitizimin e administratës zgjedhore. Nuk është vonë, kemi parë sinjale të mira të opozitës, po tenton të afrohet. Këto janë kushtëzime që nuk na adresohen ne, janë më shumë kufizime për të justifikuar rikthimin e  tyre në institucione. 

Për problemet e tyre të brendshme.Për ne është e rëndësishme që ashtu siç erdhën në tryezën e organizuar nga OSBE dhe Kuvendi, pavarësisht se pretenduan se ishin me një staturë teknike, por qartë dukej se qëndrimet ishin politike, unë uroj që ti bashkohen tashmë në mnëyrë të pandalshme procesit të konsultave jo thjesht me partitë politike por gjithë shoqërinë shqiptare sepse është një reformë e cila prek të gjithë qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat