Aksidenti/ Një i vdekur dhe një e plagosur në Levan-Tepelenë

Shqipëria

Aksidenti/ Një i vdekur dhe një e plagosur në Levan-Tepelenë

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 11:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 08:40, në autostraden Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit “Buzmadh”. Mjeti tip “Honday” me drejtues shtetasin K.B., 25 vjeç, banues në Burrel, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi E.H, 27 vjeç, banues në Burrel, si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve në Spitalin Rajonal Fier pasagjerja tjetër, shtetasja E.M, 21 vjeçe, banuese në Mat.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor për kryerjen e veprimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat