Makina me targa rumune përplas motoçikletën, një i plagosur në Lushnje

Shqipëria

Makina me targa rumune përplas motoçikletën, një i plagosur në Lushnje

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 10:48
Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Beratit.

Një mjet tip Opel, me targa rumune, ka goditur një motoçikletë në të cilin udhëtonte shtetasi Themi Ndoni, 65 vjeç. Si pasojë e përplasjes, 65 vjeçari ka mare plagë në kokë dhe ndodhet në reanimacionin e spitalit të Lushnjes.

Policia ndodhet në vengjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit, ku nga hetimet e para mendohet se shkak ka qenë mosrespektimi i rregullores në rrethrrotullim nga ana e drejtuesit të motoçikletës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat